Sekuestrohen gjysmë milionë euro në Maqedoninë e Veriut, minibusi udhëtonte drejt Tiranës! Arrestohet shoferi
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc, të fshehura në një minibus që udhëtonte drejt Tiranës. Drejtuesi i minibusit është një shqiptar me iniciale XH.G. Ndaj tij ka nisur menjëherë ndjekja penale për transport të paligjshëm të parave dhe pastrim parash. Paratë dhe automjeti janë sekuestruar si provë materiale. Minibusi po transportonte shtatë pasagjerë në momentin që u ndalua. Gjatë kontrollit të tij, u gjet një hapësirë e posaçme ku ndodheshin paratë, të ndara në 14 qese. “Ky është sekuestrimi më i madh i parave cash në historinë e doganave tona. Përpjekja u parandalua falë një operacioni të mirëfilltë të Departamentit Operativ në hyrje të pikës kufitare,” tha Boban Nikollovski, drejtor i Doganës së Maqedonisë së Veriut. Autoritetet...
Burimi:
sot.com.al