Rusia, Ukraina dhe Ballkani: Si po ringjallet rreziku i ekstremizmit serb?

Rusia, Ukraina dhe Ballkani: Si po ringjallet rreziku i ekstremizmit serb?

Nga Ukraina deri në Ballkan, The Telegraph paralajmëron për rrezikun e ringjalljes së konflikteve, duke raportuar se një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për përplasje të reja të armatosura në Bosnje, tri dekada pas përfundimit të luftës. Sipas gazetës britanike, qindra militantë serbë kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar në krah të forcave ruse, të bindur se Rusia do t’i shpërblejë në të ardhmen duke i ndihmuar të rimarrin territore që ata i konsiderojnë të humbura, përfshirë Kosovën. Mes tyre ka edhe ish-veteranë të luftës së Bosnjës, të cilët shfrytëzojnë rrjetet sociale për të rekrutuar të rinj, duke u ofruar pagesa që arrijnë deri në 23 mijë paund. Shqetësimi kryesor i autoriteteve dhe ekspertëve është se këta luftëtarë, pas kthimit në...