“Qëllimi është rritja e pagës minimale në 959 euro”/ Qeveria greke masa të reja, Mitsotakis: Jemi në krah të qytetarëve
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka theksuar masat e reja mbështetëse të qeverisë, përfshirë rritjen e pagës minimale dhe objektivin për ta çuar atë në 959 euro deri në vitin 2027, në përmbledhjen e tij javore mbi punën e qeverisë. Ai bëri të ditur se po bëhen përpjekje që platforma për subvencionin e karburantit, të hapet brenda javës së ardhshme, me qëllim që ndihma financiare të shpërndahet përpara mesit të muajit. “Qeveria është dhe do të mbetet në krah të çdo qytetari”, u shpreh ai, duke theksuar se masat synojnë të përballojnë ndikimin e pasigurisë ekonomike. Duke iu referuar situatës ndërkombëtare, Mitsotakis paralajmëroi se askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e konfliktit aktual, ndaj qeveria po ruan rezerva për një përkeqësim të mundshëm të ekonomisë globale.
Burimi:
sot.com.al