No Image Available

Pse Vuçiç nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme?

Edhe pse deri së fundmi ishte praktikë e rregullt, tani pushteti në Serbi i sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare si diçka që i përket së ardhmes. Ndoshta në pranverë, ndoshta vetëm pas një viti. Kështu u përgjigj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, ndaj kërkesës së studentëve protestues. Politologu Dejan Bursaç thotë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një problem nëse SNS-ja, të cilën ai e quan “makineri zgjedhore”, nuk shkon në zgjedhje të parakohshme edhe pse më parë e ka bërë këtë vazhdimisht. “Ky problem quhet: nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet”, vlerëson Bursaç, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore. “Pra, zgjedhjet për ta janë një vilajet i madh i errët”, shtoi ai....