Politika përkujton Masakrën e Reçakut/ Osmani: Sot jemi të lirë falë dëshmorëve të UÇK

Politika përkujton Masakrën e Reçakut/ Osmani: Sot jemi të lirë falë dëshmorëve të UÇK

Si çdo vit politika ka bërë homazhe në varrezat memoriale të Reçakut. Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se themelet e shtetit të Kosovës janë të forta falë sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj politika e ka për detyrë të vazhdoi ta mbroj të vërtetën. “Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithandej Kosovës, dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë.” Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...