Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë mbi 250 milionë euro

Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë mbi 250 milionë euro

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes. Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë. Derisa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pagesat nga kësti i tretë me radhë nga Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë pjesë të mëdha të mjeteve të dedikuara për të nga kjo paketë, si pasojë e mos përmbushjes së hapave të përcaktuar në afatet e caktuara kohore. Komisioni Evropian konfirmoi gjatë ditës së djeshme se ka miratuar pagesat për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në shumë të përbashkët prej afër 160...