Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001 ligjet për gjuhën shqipe nuk u zbatuan si duhet
Partia VLEN deklaron se çështja e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është në proces zgjidhjeje dhe se provimi i jurisprudencës pritet të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë, BDI ka reaguar ashpër pas publikimit të disa video-incizimeve në media, ku sipas saj shfaqet trajtim i papërshtatshëm i studentëve shqiptarë nga ana e policisë. Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti e cilëson ngjarjen si presion politik ndaj studentëve shqiptarë dhe kërkon hetim të plotë institucional. Analisti Nazim Rashidi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, deklaroi se debati për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut lidhet kryesisht me moszbatimin e ligjeve të miratuara pas Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, problemi nuk...
Burimi:
vizionplus.tv