Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Përmbytje të mëdha edhe në Kosovë/ Lumenjtë dalin nga shtrati. Mitrovica, Vushtria dhe Prizreni më të prekurat
Kosova vazhdon të përballet me situatë të rëndë të shkaktuar nga vërshimet. Gjatë natës mes së mërkurës dhe të enjtes, lumenjt në pjesë të ndryshme të vendit dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në Mitrovicë, Vushtrri e Prizren. Banorët thonë që situata u rëndua nga dita në ditë, duke arritur kulmin gjatë natës. Tregojnë se shtëpi të shumta janë nën ujë tashmë. Dalja nga shtrati e lumit Sitnica ka shkaktuar përmbytje edhe në komunën e Mitrovicës. Sipas autoriteteve lokale janë evakuuar 15 familje që ishin të rrezikuara për shkak të vërshimeve. Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se ka rënie të nivelit të lumenjve dhe situata po shkon drejt përmirësimit. Por nga Instituti Hidrometrologjik i Kosovës thonë që lumenjtë Drini i Bardhë rrjedha e poshtme,...