Parlamenti serb kufizoi pavarësinë e gjyqësorit, Marta Kos: Një hap prapa në rrugën drejt BE-së!

Parlamenti serb kufizoi pavarësinë e gjyqësorit, Marta Kos: Një hap prapa në rrugën drejt BE-së!

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit. Kos e cilësoi këtë veprim një hap prapa në procesin e integrimit evropian të vendit. Në një postim në rrjetin social “X”, Kos theksoi se se pavarësia e gjyqësorit mbetet një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe një kriter thelbësor për afrimin me BE-në. “Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam”, shkroi Kos. Reagimi i Kos...