Numërohen mbi 60% e votave në Kosovë/ LVV ‘shkëputet’ nga partitë e tjera

Numërohen mbi 60% e votave në Kosovë/ LVV ‘shkëputet’ nga partitë e tjera

Janë numëruar deri më tani, rreth 60% e kutiave të votimit nga KQZ. Sipas rezultateve të publikuar nga KQZ, partia që paraprin rezultatet është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 50,24%. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.20%, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14,18%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 6,45%. Këto të dhëna nuk janë përfundimtare dhe numërimi i votave vijon deri në përfundim të procesit.