No Image Available

Një person dënohet me tre vjet burgim për madhërimin e Karaxhiqit dhe Mlladiqit

Një gjykatë e shkallës së parë në Bosnje dhe Hercegovinës e ka dënuar me tre vjet burgim Miograd Malliqin për madhërimin e figurave të Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, të dënuar për krime lufte. Malliq më 26 janar u shpall fajtor, sepse “ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”, sipas Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës, thuhet në njoftimin e Gjykatës shtetërore të shkallës së parë. Në njoftim thuhet se ai ka “madhëruar persona që janë dënuar me vendime të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit apo krime lufte” të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ’90. Siç raporton agjencia Srna, Malliq gjatë një proteste të organizuar nga partitë opozitare në Banja Llukë në...