Një javë nga zgjedhjet, KQZ në Kosovë merr vendimin për votat e diasporës

Një javë nga zgjedhjet, KQZ në Kosovë merr vendimin për votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që numërimi i votave të diasporës të bëhet në bazë të komunave të Republikës së Kosovës dhe jo sipas shteteve nga ku votojnë qytetarët. Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, i cili është edhe udhëheqës i Këshillit për Operacione Zgjedhore, ka shprehur qëndrim ndryshe lidhur me mënyrën e numërimit të votave me postë, duke theksuar se sipas tij ato duhet të numërohen sipas shteteve dhe jo komunave. “Konsideroj që duke qenë një zonë zgjedhore, numërimi i votave me postë duhet të bëhet në bazë të shteteve prej nga votojnë qytetarët e Kosovës dhe jo në bazë të komunave të Kosovës”, ka thënë Elshani. Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, sqaroi...