Ndërprerje të energjisë elektrike/ Bizneset ankohen për dëme, shkak bëhet…

Ndërprerje të energjisë elektrike/ Bizneset ankohen për dëme, shkak bëhet…

Ngjashëm si fundvitin e kaluar, shumë qytetarë të Kosovës po përballen sërish me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Në ditët e fundit, ndërprerje ka pasur nëpër shumë qytete, si në Rahovec, Prizren, Lipjan, Gjilani, Suharekë, Viti e Prizren. Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) thotë se shkak është mbingarkesa në rrjet dhe sugjeron përdorim “të përgjegjshëm” të energjisë elektrike. “Ditët e fundit, konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar edhe rekordet e mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem”, thuhet në reagimin e KEDS-it. Sipas tyre, problemi shfaqet më së shumti prej orës 9:00 deri në 12:00, prej 16:00 deri në 20:00 dhe prej 22:00 deri në 23:00. Për këtë arsye, KEDS ka kërkuar prej qytetarëve që të përshtaten ashtu që të mënjanohet përdorimi...