NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor
Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Perëndimi po minon sigurinë në Bosnjë e Hercegovinë, nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian vijnë mesazhe të kundërta, duke theksuar se prania ndërkombëtare në vend ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit, e jo krijimin e konflikteve. Megjithatë, nga NATO thonë se po vërejnë trendë shqetësues në Ballkanin Perëndimor, para së gjithash kërcënimet secesioniste në Bosnjë e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, si dhe ngecjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Vendet autoritare si Rusia përpiqen të ndërhyjnë dhe të minojnë demokracitë, duke shfrytëzuar dobësitë e brendshme në rajon për të përhapur përçarje. Çdo ndërhyrje e jashtme në proceset e brendshme demokratike...
Burimi:
syri.net