NATO ngre alarmin për Ballkanin Perëndimor, rajoni në vijën e parë të sigurisë përballë kërcënimeve të Rusisë…

NATO ngre alarmin për Ballkanin Perëndimor, rajoni në vijën e parë të sigurisë përballë kërcënimeve të Rusisë…

Stabiliteti i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë një nga prioritetet kryesore të Aleancës Veri-Atlantike. Në raportin vjetor të NATO-s për aktivitetet e vitit të kaluar, të prezantuar në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte, theksohet qartë se rajoni mbetet një pikë kyçe për sigurinë euroatlantike. Sipas raportit, zhvillimet në këtë pjesë të Evropës kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin më të gjerë të kontinentit, ndaj dhe angazhimi i NATO-s nuk ka pësuar asnjë zbehje, përkundrazi është forcuar. Roli i KFOR-it Një vëmendje e veçantë në raport i kushtohet misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili vazhdon të jetë një faktor kyç për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në terren. Aleanca thekson se përmes këtij misioni, ajo mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë...