‘Myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë’, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare

‘Myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë’, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare

Delegatë të Klubit Popullor Boshnjak në Dhomën e Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) kanë paditur kreun e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) Millorad Dodik për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarjes dhe intolerancës nga Kodi Penal i Bosnjës dhe Hercegovinës. Padia penale i referohet deklaratave të fundit të Milorad Dodikut, të cilat fyejnë dhe poshtërojnë popullin boshnjak, raportoi mediumi “Avaz”, përcjell “Danas”. Dodik ka deklaruar më herët se “myslimanët dhe Sarajeva kanë armiqtë tanë”, dhe ka kërcënuar se do të rikthejnë ushtrinë e Republikës Srpska. "Këto deklarata të personit të përmendur nuk janë të vetmet, por përfaqësojnë një vazhdim të deklaratave të disa viteve më parë, në të cilat populli boshnjak fyhet dhe poshtërohet. Padyshim,...