Mbështeti protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, Meidani do të shkarkohet si ambasador në Shkup? Reagon ministria e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve dhe komenteve mediatike lidhur me lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, veçanërisht për lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit, Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Një ditë më parë u raportua se largimi i mundshëm i Meidanit lidhej me pakënaqësi të shprehura nga faktorë politikë të koalicionit shqiptar VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, për shkak të qëndrimeve të tij publike mbi çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Një nga temat që ka sjellë më shumë reagime ka qenë debati për përdorimin e gjuhës shqipe, ku ambasadori shqiptar është perceptuar si mbështetës i shqetësimeve dhe kërkesave të komunitetit shqiptar dhe studentëve në vend. Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e...
Burimi:
vizionplus.tv