Lufta në Iran/ Çmimi i naftës rritet edhe në Kosovë, ja sa euro arrin një litër
Çmimi i naftës në Kosovë po rritet dhe në disa pika karburanti ka arritur deri në rreth 1.45 euro për litër. Deri të shtunën, dizeli shitej nga 1.23 deri në 1.44 euro, ndërsa benzina nga 1.24 deri në 1.34 euro për litër. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha për Kosovapress se ndonëse tregu i derivateve në vend mbetet i stabilizuar, situata ndërkombëtare po ndikon në çmime. “Arsyet e rritjes së çmimeve të naftës janë lufta në Iran, rritja e tensioneve, rreziku për ndërprerje të prodhimit dhe problemet në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë koridor reflektohet në tregjet globale dhe reflekton edhe te ne në Kosovë. Nëpër këtë...
Burimi:
sot.com.al