Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë
Ish -komandanti i Ushtrisw Çlirimtare tw Kosovws, Haxhi Shala është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ka mbwrritur në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga familjarët, teksa djali i tij shkroi në rrjete sociale: “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”. Sipas mediave të Kosovës, më 4 shkurt 2025 Specialja e dënoi Shalën me tre vjet burgim. Në të njëjtën çështje, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u dënuan me nga dy vjet burgim secili, ku ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. Procesi ndaj tre të akuzuarve i kaloi trupit gjykues më 4 shtator 2024. Fillimisht ishte vendosur që gjykimi të niste më 14 nëntor 2024, por ai u shty për shkak të negociatave mes palëve për arritjen e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë. Shala kishte kërkuar...
Burimi:
sot.com.al