Liderët e VLEN takojnë Mickoskin, më prag të protestës së studentëve për gjuhën shqipe në Shkup
Pak para protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku kanë diskutuar edhe për kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurispodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në njoftimin e qeverisë maqedonase, siç transmetojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, thuhet se institucionet në Shkup po punojnë për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë. “U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që sjellin përparim, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dijet përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht...
Burimi:
sot.com.al