Kosovë/ E ngarkuara me punë e SHBA, Prattipati takim me Maqedoncin, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Kosovë/ E ngarkuara me punë e SHBA, Prattipati takim me Maqedoncin, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së bëhet me dije se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. “Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në njoftim. /KosovaPress