“Kosova ka nevojë për stabilitet”/ Zgjedhjet, analisti: Exit pollet e para, VV nuk formon e vetme qeverinë

“Kosova ka nevojë për stabilitet”/ Zgjedhjet, analisti: Exit pollet e para, VV nuk formon e vetme qeverinë

Analisti Artur Nura thotë se Kosova ka necojë për stabilitet politik dhe ekzkutiv, teksa exit pollet e para pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, tregojnë se LVV e Albin Kurtit sërish nuk e formon dot e vetme qeverinë. I ftuar në një studio televizive, Nura u shpreh se ndërkombëtarët janë të shqetësuar dhe se do fillojnë të lëvizin. “Konfirmohet i njëjti konfiguracion parlamentar. Të shohim sa do të marrë LDK. Nuk kam të dhënat përfundimtare, por më rezulton se PDK ka 27 deputetë dhe LVV ka 49 deputetë. Për LDK nuk dihet akoma. Skenari më afatgjatë për stabilitetin do ishte koalicioni me PDK. Ne nuk kemi politikanë racionalë në Kosovë. Duhet të kishte stabilitet, duhet të kishin fillua negociatat me Serbinë. Këto janë kostot të humbura, kosto...