KE: Masat ndaj Kosovës pritet të hiqen plotësisht në javët e ardhshme
Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë e masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme. Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në KE, theksoi se bëhet fjalë për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove, përfshirë edhe masat që KE-ja i kishte hequr fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar. Ai shpjegoi se institucionet po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen. “Midis programimit dhe kontraktimit, në praktikë do të hiqnim të gjitha masat financiare në javët e ardhshme, dhe kjo është pikërisht ajo që ka deklaruar kryetarja jonë dhe çfarë po bëjmë aktualisht”, deklaroi Koopman para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian. Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese...
Burimi:
sot.com.al