“Ju betohem për dy fëmijët…”/ Zbardhet dëshmia e Naim Muselit për vrasjet e Liridona Ademajt: Si grua ka qenë…

“Ju betohem për dy fëmijët…”/ Zbardhet dëshmia e Naim Muselit për vrasjet e Liridona Ademajt: Si grua ka qenë…

U mbajt këtë të enjte në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë çështje janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Gjatë dëshmisë së tij, Naim Murseli deklaroi se gjatë viteve të martesës me Liridonën kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje në vrasjen e saj. “Kemi pasur 11 vite martesë me Liridonën. Si rezultat kemi dy fëmijë dhe marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e mirë. Ka qenë një grua e mrekullueshme, nënë e përkushtuar dhe bashkëshorte e devotshme. Liridona kishte shumë dëshirë të bëhej nënë dhe kishte vështirësi për të mbetur shtatzënë, por më pas iu realizua ëndrra dhe u bë nënë, ndërsa unë u...