Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm për krime lufte
I pandehuri Boban Toniq u deklarua i pafajshëm për akuzën për krime lufte, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të martën, më 20 janar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Toniq akuzohet se në cilësinë e gardianit të burgut të Prishtinës, paraleles në Lipjan gjatë viteve 1998-99 kishte shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur. Në seancë, gjyqtari Rrahman Beqiri e informoi fillimisht të akuzuarin për të drejtat e tij dhe më pas ai u deklarua i pafajshëm, raporton Betimi për Drejtësi. Aktakuza ndaj Toniqit u ngrit nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 31 janar të vitit 2025. Prokuroria tha atëbotë se ekziston dyshimi se i pandehuri, së bashku me gardianë të tjerë, “në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar...
Burimi:
vizionplus.tv