I shkaktuan shtetit një dëm prej 33 milionë euro, 22 të arrestuar në Greqi për mashtrim financiar dhe evazion fiskal

I shkaktuan shtetit një dëm prej 33 milionë euro, 22 të arrestuar në Greqi për mashtrim financiar dhe evazion fiskal

Një operacion i madh policor në Greqi ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar për një skemë mashtrimi me vlerë rreth 33 milionë euro. Aksioni u zhvillua në zonën e Athinës, ku policia goditi një rrjet që dyshohet se mashtronte sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shtetin përmes kompanive fiktive. Sipas autoriteteve, dëmi më i madh i është shkaktuar institucionit të sigurimeve (EFKA), me rreth 22 milionë euro të humbura. Ndërsa edhe shteti grek ka pësuar një tjetër dëm prej rreth 11 milionë eurosh nga evazioni fiskal. Hetimet tregojnë se të dyshuarit krijonin kompani “fantazmë”, që rezultonin sikur kishin punonjës, por nuk paguanin kontributet e detyrueshme. Përmes këtyre skemave, ata përfitonin financiarisht, duke përdorur edhe fatura fiktive për të shmangur taksat. Mes të arrestuarve...