Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Heqja nga BE e masave ndëshkuese për Kosovën, Kurti: I mirëpresim, nuk ishim ne shkaktarët
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti të premten vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese. BE-ja vendosi masat ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Por, Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit tha se institucionet e Kosovës “nuk ishin shkaktare të përshkallëzimit të situatës” në veri, por ulja e tensioneve në atë zonë “ishte pikërisht meritë e institucioneve” të shtetit. Ai tha se pas vendosjes së masave ndëshkuese, që do të hiqen krejtësisht në fund të janarit dhe do t’i mundësojë vendit të fitojë miliona euro ndihmë financiare, Kosova u përballë me dy sulme, në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe në nëntor të vitit 2024 në kanalin e...