Hani i Hotit/ Kamionistët në Malin e Zi protestë 48-orëshe, bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve e Malit të Zi do të zhvillojë një protestë 48-orëshe. Si pasojë, për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve ose incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të protestës. Në akset që çojnë drejt vendkalimeve kufitare, do të lejohen vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Policia e Kufirit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të kamionëve dhe apelon për respektimin e kufizimeve gjatë periudhës së protestës, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe incidenteve të mundshme. Hani i Hotit/Njoftim Autoritetet malazeze kanë njoftuar se...
Burimi:
syri.net