Gjykata Supreme rrëzon PDK/ Pretendimet për votat me postë nuk qëndrojnë

Gjykata Supreme rrëzon PDK/ Pretendimet për votat me postë nuk qëndrojnë

Gjykata Supreme në Kosovë e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rreth 20 mijë vota të dërguara me postë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. PDK-së i kanë përfunduar kështu të gjitha rrugët ligjore për ankimimin e rreth 20 mijë votave të dërguara me postë nga diaspora, të cilat ata pretendojnë se kanë ardhur pas afatit ligjor. Gjykata Supreme argumentoj se ankesa e PDK-së është e pabazuar. Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja një ditë pas zgjedhjeve me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve, kusht i cili është...