Gjykata Speciale merr pushimet, ja kur do të rinisin seancat e ish-liderëve të UÇK-së

Gjykata Speciale merr pushimet, ja kur do të rinisin seancat e ish-liderëve të UÇK-së

Gjykata Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka nisur pushimin dimëror deri më 9 janar 2026. Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk do të mbahen seanca gjyqësore dhe se disa shërbime jo thelbësore do të reduktohen në minimum. “Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha sektorët e KSC-së. Parashtrimet janë të mundshme edhe gjatë pushimit dhe, përveç rasteve kur gjyqtarët vendosin ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të rrjedhin”, thuhet në njoftimin e Speciales. Në Dhomat e Specializuara, seanca e fundit është mbajtur më 28 nëntor, një datë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar, pasi përkon me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në të njëjtën ditë,...