Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës: Presim vendimin përfundimtar!

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës: Presim vendimin përfundimtar!

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Qeveria e Kosovës ka publikuar një komunikatë për media, duke reaguar ndaj pezullimit të këtij dekreti. Në komunikatën zyrtare, Qeveria thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes” dhe shton se kjo hapësirë “lejon që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.” Qeveria thekson gjithashtu se për tre javë do të mbetet “në gjendje pritjeje”, duke vënë në dukje se një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët “vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.” Në përfundim,...