Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
FOTO/ Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut
Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, me në krye kryetarin e partisë, Zllatan Ellek. Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje. Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviçit.