“E ardhmja jonë është në BE”/ Haxhiu nga Samiti i Tivatit: Kosova, meriton statusin e vendit kandidat

“E ardhmja jonë është në BE”/ Haxhiu nga Samiti i Tivatit: Kosova, meriton statusin e vendit kandidat

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian dhe se Prishtina pret hapa konkretë në procesin e integrimit. “Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Europian. Një BE më e madhe dhe më e bashkuar është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që duan të krijojnë paqëndrueshmëri në Europë. Kosova kërkon trajtim të drejtë dhe të barabartë gjatë gjithë këtij procesi. Ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe po punojmë për të ardhmen tonë europiane. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse dhe rezultate pozitive. Kosova meriton pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat. Besoj se integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik, por ka të bëjë me paqen dhe...