Dyshime se u përdorën kundër protestuesve, Serbia lejon spiunët e Putin të godasin qentë me ‘topa zanorë’
Zyrtarët e inteligjencës serbe testuan topa zanorë te qentë në bashkëpunim me shërbimin famëkeq të sigurisë të Rusisë, sipas dokumenteve qeveritare të para nga POLITICO. Dokumentet serbe konfirmojnë se administrata e Presidentit Aleksandar Vuçiç kreu eksperimente me altoparlantë të fuqishëm, të njohur në gjuhën e folur si topa zanorë, dy javë pasi një demonstratë antiqeveritare në Beograd u ndërpre nga ajo që protestuesit e përshkruan si një shpërthim zanor shkatërrues. Testimi i përbashkët i armëve sonike te kafshët, nxjerr në pah thellësinë e bashkëpunimit të sigurisë midis Rusisë - kundërshtares më armiqësore të BE-së - dhe Serbisë, një kandidate e bllokuar e BE-së, qeveria e së cilës po përballet me një sfidë serioze. Pajisjet akustike me rreze të gjatë veprimi (LRAD), tregtohen për komunikim në...
Burimi:
syri.net