DW: Lëkundjet e Vuçiç-it në politikën e jashtme
Ekspertët serbë i thonë DW-së se mungesa e strategjisë në politikën e jashtme të Serbisë, e cila kryesisht formësohet nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara. Politika e jashtme serbe, si praktikisht çdo gjë tjetër, udhëhiqet nga një njeri: Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë. Qeveria serbe është vetëm një vëzhgues i heshtur i marrëveshjeve diplomatike dhe marrëveshjeve të biznesit me vendet individuale. Kjo është gjithashtu arsyeja pse kjo politikë shënohet nga improvizime dhe agjenda personale e Presidentit të Serbisë. Kësaj duhet shtuar fakti se ngjarjet gjeopolitike shikohen gjithashtu nga perspektiva e një njeriu dhe se lëvizjet e mëtejshme të Serbisë në fushën e politikës së jashtme përshtaten mbi këtë bazë. Në praktikë, kjo do të thotë që Aleksandar Vuçiç vlerëson ngjarjet...
Burimi:
vizionplus.tv