Detaje nga zjarri në Greqi, shkon në 4 numri i viktimave

Detaje nga zjarri në Greqi, shkon në 4 numri i viktimave

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Trikalës në Greqi, ku katër gra kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri shkatërrues që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 26 janar 2026, në fabrikën e prodhimit të biskotave “Violanda”. Zjarri ka përfshirë njësinë e vjetër të prodhimit të fabrikës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas konfirmimeve zyrtare nga autoritetet lokale, konkretisht nga zëvendës-kryetari i Bashkisë së Trikalës për Mbrojtjen Civile, z. Jorgos Katavutas, janë nxjerrë katër trupa të pajetë nga rrënojat, ndërsa një tjetër punonjëse rezulton ende e zhdukur. Të gjitha viktimat janë gra që ndodheshin në turnin e natës në momentin e shpërthimit. Trupat e tyre janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në shërbimin përkatës të...