Debati për Groenlandën, ja pse është përfshirë edhe Kosova

Debati për Groenlandën, ja pse është përfshirë edhe Kosova

Emërimi i guvernatorit të Luizianës, Jeff Landry, në pozitën e emisarit special të Shteteve të Bashkuara për Groenlandën, ka rihapur debatin për të ardhmen e ishullit arktik, duke prodhuar reagime në Evropë, përfshirë një koment nga Rusia. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, asnjëherë s’e ka fshehur dëshirën që Groenlanda, territor autonom nën sovranitetin e Danimarkës, të kalojë nën administrimin SHBA-së. Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, u shpreh “thellësisht i indinjuar” nga Trumpi, kurse kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, theksoi se për statusin e ishullit më të madh në botë vendosin groenlandezët. Bashkimi Evropian u rreshtua në krah të Danimarkës. Shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, riafirmoi gjithashtu se çdo ndryshim i statusit të Groenlandës mund të bëhet...