Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, përfundojnë në pranga 4 shqiptarë
Policia italiane në Verona ka arrestuar katër shqiptarë, pasi dyshohet se vepronin si një bandë e organizuar grabitësish, të njohur si “skifterë”, duke kryer vjedhje të shumta në banesa dhe biznese. Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit italiane konfirmuan këtë të martë finalizimin e operacionit dhe dërgimin para gjykatës të katër shqiptarëve, të moshës nga 25 deri në 28 vjeç. Hetimi u nis nga Seksioni i Krimeve kundër Pronës i Policisë së Veronës, pas një rritjeje të konsiderushme të vjedhjeve me thyerje banesash, të regjistruara gjatë muajve nëntor-dhjetor në këtë provincë. Autoritetet konstatuan se grabitjet ishin të mirëorganizuar dhe me role të ndara qartë mes anëtarëve të grupit. Agjentët arritën të identifikonin një automjet që përdorej në të gjitha vendngjarjet, duke çuar në përfundimin se...