Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet seanca për shpërthimin në Ibër-Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet seanca për shpërthimin në Ibër-Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

Për shkak të kërkesës së mbrojtjes të të akuzuarve për përjashtimin e prokurorit special, Bekim Kodraliu, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është ndërprerë seanca fillestare për rastin e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, raporton Betimi për Drejtësi. Në gjykatore ishin të pranishëm dy nga tre të pandehurit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut, ndërkaq i akuzuari i tretë po mbrohet në liri. Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit dhe Igor Dimoviqit për veprat penale: “rrezikim i rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike”, “kryerje e aktit terrorist”, “armëmbajtje pa leje” dhe “spiunazh”. Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq janë arrestuar pas shpërthimit më 29 nëntor 2024 dhe, që nga...