Çështja e Presidentit të Kosovës, ja pse thuhet se Kurti dhe Osmani e kanë arritur një marrëveshje

Çështja e Presidentit të Kosovës, ja pse thuhet se Kurti dhe Osmani e kanë arritur një marrëveshje

Gazetari nga Kosova, Leonard Kërquki, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, për çështjen e Presidentit. Sipas tij, Kurti do ta propozojë Vjosa Osmanin sërish si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës. “Sipas disa informatave që unë i kam, të afërta me presidenten aktuale, tashmë thuhet se është arritur marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Republikës”, deklaroi Kërquki në emisionin Pressing në televizionin T7. Ai theksoi se informacionet vijnë nga burime të afërta me presidenten Osmani, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit apo nga Presidenca e Kosovës. Kujtojmë se Vjosa Osmani u zgjodh presidente e...