Britania kritika Kosovës, refuzimi për rikthimin në punë të serbëve, britanikët: Jemi të shqetësuar
Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësimin për refuzimin e rikithimin në punë të serbëve të cilët kishin dhënë dorëheqjen në vitin 2022. Reagimi përmes ambasadës në Kosovë vjen pas dekretit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serbë. “Ne e kemi mirëpritur reagimin e vazhdueshëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë. Prandaj, jemi të shqetësuar për zhvillimet e kësaj jave”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike. Tutje u bëhet thirrje institucioneve të Kosovës për “integrimin e popullsisë shumetnike në sistemin e drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”....
Burimi:
sot.com.al