Bahamasi shteti i radhës që njeh Kosovën, reagon Osmani: Vendim historik për vendin tonë

Bahamasi shteti i radhës që njeh Kosovën, reagon Osmani: Vendim historik për vendin tonë

Bahamas, vend në Karaibe, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të premten, njoftoi presidentja Vjosa Osmani. Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Bahamas u arrit në kryeqytetin e Bahamas, Nasau. “Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkroi ajo. Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet. Marrëveshja për njohjen e Kosovës nga vendi ishullor i Oqeanit Atlantik dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis. Në një deklaratë të përbashkët, Kosova dhe Bahamas thanë se janë të përkushtuara ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së...