Autorizohet nisja e hetimeve për keqpërdorime të mundshme zgjedhore në Drenas
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e informacioneve, të sigurojë prova dhe të evidentojë shkelje të mundshme nga persona përgjegjës, pas dyshimeve për manipulime zgjedhore në komunën e Drenasit. Vendimi për autorizimin e Policisë erdhi pasi gjatë procesit të rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, është vërejtur “mospërputhje lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në komunën e Drenasit”, u tha në njoftim. Hetime të ngjashme po kryhen edhe në komuna të tjera, përfshirë në Ferizaj dhe Malishevë, teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar rinumërimin e plotë të votave të rregullta, pasi vërejti mospërputhje të votave të kandidatëve për deputetë. Në Prizren – komunën që...
Burimi:
sot.com.al