Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Abuzoi seksualisht me dy të mitur, bie në pranga prifti
Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 48-vjeçar për abuzim seksual të dy të miturve. Mediet malazeze raportuan se i dyshuari është prift në Kishën Ortodokse serbe. Ai është dërguar për të qëndruar në 72 orë në burg, raportoi Vijesti. “Zyrtarët në Departamentin e Sigurisë në Cetinje kanë arrestuar një person të dyshuar për abuzim seksual ndaj dy të miturve. B.C. 48 vjeç është i dyshuar për këtë krim”, u tha nga Policia. Mediat lokale kanë raportuar se ish-bashkëshortja e të dyshuarit e ka lajmëruar atë në Polici dhe se ai ka abuzuar dy fëmijët e tyre. Sipas mediave, ata ishin të martuar deri në vitin 2019 dhe se gruaja kishte ikur me dy fëmijët për shkak të dhunës psikike dhe fizike ndaj saj.