AAK mbështet shpërndarjen e Kuvendit, reagon Haradinaj: E respektojmë dekretin e Osmanit!
Ramush Haradinaj ka mbështetur vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Para se të hynte në takimin me presidenten Vjosa Osmani për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve, lideri i AAK-së tha se dekreti i presidentes është pasojë e drejtpërdrejtë e afateve kushtetuese, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri. “Dekreti është rrjedhojë e afateve kushtetuese, pra është një e drejtë dhe çdo aspekt tjetër i ecjes përpara duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe afateve kushtetuese. Ne e respektojmë dekretin”, tha Haradinaj. Ai nuk tregoi se cila është data që preferon Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Burimi:
sot.com.al