Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë
Qyteti i Toyoake në Japoni, ka miratuar një urdhër ku rekomandohet që telefoni celular të mos përdoret më shumë se 2 orë në ditë. Ky vendim synon të promovojë përdorimin e drejtë të smartphone-ëve dhe u sugjeron qytetarëve të e shohin këtë kufi si një udhëzues të maksimalit të kohës së përdorimit. Urdhri rekomandon gjithashtu që përdorimi i telefonit të shmanget pas orës 21:00 për nxënësit e shkollave fillore dhe pas orës 22:00 për studentët, duke pasur parasysh efektet negative që pajisjet elektronike mund të kenë mbi shëndetin fizik dhe mendor. Bashkia shpjegon se iniciativa lind nga shqetësimet për problemet që po rriten si mungesa e gjumit, vështirësitë në shkollë dhe ulja e komunikimit familjar. Në Japoni, ku liria individuale është një vlerë thelbësore, iniciativa...
Burimi:
javanews.al