Qindra mijëra njerëz protestuan në Stamboll për Gazën: Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll të enjten në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta. Demonstruesit u mblodhën nën qiellin blu dhe pavarësisht të ftohtit të acartë marshuan drejt Urës së Gallatës, ku po organizohej një tubim nën sloganin qendror “nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”, tha një gazetar i AFP-së.Mbi 400 organizata të ashtuquajtura të shoqërisë civile ishin të pranishme në manifestim, ndër organizatorët e të cilave ishte Bilal Erdogan, djali më i vogël i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. The “Great Gaza March” began in Istanbul, as thousands filled the streets...
Burimi:
top-channel.tv