Qindra emigrantë në vetëm 24 orë mbërrijnë në Britani
Rreth 400 emigrantë kanë mbërritur në Britani gjatë ditës së premte, pasi bandat e trafikimit të njerëzve shfrytëzuan përmirësimin e motit për të organizuar kalime të reja në Kanalin Anglez. Sipas autoriteteve britanike, gjithsej 394 emigrantë mbërritën me gjashtë varka të vogla, duke shënuar kalimet e para të suksesshme pas afro dy javësh ndërprerje për shkak të motit të keq. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë fëmijë të vegjël të mbajtur mbi supet e prindërve të tyre ndërsa emigrantët hynin në det në zonën e Dunkirk për të hipur në varkat që do të niseshin drejt brigjeve britanike. Fotografi të tjera treguan edhe fëmijë më të rritur duke ecur në ujë dhe duke luftuar për të arritur varkat e fryra, pasi disa prej tyre nuk...
Burimi:
syri.net