Qeveria britanike hap “thesin”, autoritetet ofrojnë 40 mijë euro për familjet e azilkërkuesve të refuzuar: Paratë do të jenë tuajat nëse largoheni vullnetarisht
Qeveria britanike ka njoftuar një skemë të re që ofron pagesa deri në 40,000 paund për familjet e azilkërkuesve të refuzuar që zgjedhin të largohen vullnetarisht nga Mbretëria e Bashkuar. Skema synon rreth 150 familje dhe ka për qëllim të ulë shpenzimet e qeverisë për strehimin e këtyre familjeve, duke përfshirë edhe kursime të mundshme prej 20 milionë paundësh. Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, theksoi se pagesat do të ofrohen për ata që pranojnë të largohen brenda shtatë ditëve nga marrja e ofertës, me një maksimum prej 10,000 paund për person. Për familjet më të mëdha, kjo mund të shkojë deri në 40,000 paund. Ndërkohë, ata që nuk pranojnë ofertën do të përballen me mundësinë e deportimit të detyruar. Skema ka ngjallur debate të shumta...
Burimi:
top-channel.tv