Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon
Një video e publikuar nga vetë Kremlini, pastaj e fshirë pas 4 minutash, ka sjellë në vëmendje debatin për shëndetin e Presidentit të Rusisë. Vladimir Putin shikohet duke u kollitur pa pushim, ndërsa u përpoq të regjistronte një fjalim për festën e 8 marsit. Në klipin e raportuar nga BBC dhe media të tjera, përfshirë ato ruse në Telegram, Putin thotë: “Më lejoni ta them përsëri, sepse fyti im është pak i acaruar”, duke shtuar, “Kam folur shumë sot”. Gabimi është konsideruar si një shfaqje e rrallë dobësie të ekipit të tij të propagandës, që menaxhon me shumë kujdes imazhin publik të presidentit rus. Megjithatë, ka dhe një teori se videoja mund të jetë publikuar qëllimisht. Media NEXTA shkruan se “propagandistët sapo e futën Putinin...
Burimi:
javanews.al